Dritan Rexhepi i quajtur ndryshe si ‘Mbreti’ shqiptar i kokainës është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Firences.
Media italiane ‘La Nazione’ shkruan se kanë përfunduar pjesa e parë e hetimeve për trafikun ndërkombëtar mes Ekuadorit dhe Firences.
Bosi shqiptar ka kërkuar gjykim me të shkurtuar gjë që ka favorizuar uljen e viteve të dënimit.
Karteli shqiptar i drogës, drejtuar nga Rexhepi importonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut, Ekuadori, drejt Italisë e rajonit të Toskanës përmes një rrjeti trafikantësh në të gjithë botën.
Hetimet, të cilat filluan në vitin 2015, që çuan në sekuestrimin e 5 milionë eurove dhe 4 ton kokainë, fillimisht ishin përqendruar në fiorentine, ekzistenca e së cilës ishte zbuluar duke hetuar një episod në dukje të parëndësishëm në lidhje, pas një përleshje të dhunshme mes subjekte të lidhura me shfrytëzimin e prostitucionit që shpërtheu në via delle Medaglie d’Oro, në Rifredi.
Duke monitoruar punët e personave të përfshirë në këtë përleshje, hetuesit kuptuan se biznesi i tyre nuk ishte vetëm shfrytëzimi: pas kapjes së një telefoni celular të ‘kriptuar’ Blackberry (çdo bisedë ishte e aksesueshme me një kod), hetimet arritën të zbulonin tregtinë ndërkombëtare të “Los Blancos”.