EKSKLUZIVE/ Këmbë zhveshur drejt Berishës, pamjet e pa transmetuara më parë të Gert Shehut pak minuta para sulmit me grusht

Publikohen momente të reja të sulmit të 31-vjecarit Gert Shehut kundrejt kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Ekskluzive për Priza.al, 31-vjeçari shihet që në mënyrë demonstrative çan turmën këmbë zhveshur. Në këtë video shihet i riu me synimin e qartë dhe me fokusin drejt kryetarit të Partisë Demokratike.

Pavarësisht se Shehu u përpoq të ndalohej nga truprojat, ai arriti të sulmojë Bërishën duke i shkaktuar hematoma në fytyrë.

Berisha ka theksuar që të mos përdoret dhunë ndaj të riut pavarësisht sulmit ndaj tij duke e quajtur kamikaz në mes të turmës.

Aktualisht Gert Shehu ndodhet pas hekurave, me masën e sigurisë arrest me burg./Priza.al

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *