‘Rama nuk e ka më në kontroll kreun e opozitës’/ Berisha: Kërkon të marrë flamurin e PD-së me procesin gjyqësor

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të PD-së ka deklaruar se kryeministri Rama ka krijuar një makineri dhe mekanizma shkatërrimtarë për votën e lirë, teksa deklaroi se ai ka në kontroll krimin e organizuar, patronazhistët dhe qindra milionë euro por shtoi se ai nuk ka më nën kontroll kreun e opozitës.

Berisha shtoi se pas përpjekjesh të jashtëzakonshme për të kontrolluar këtu ai ka humbur betejën, dhe tani përmes një procesi gjyqësor përpiqet të marrë flamurin e PD-së, ndërsa deklaroi më tej se në një akt të pashembullt e kriminal ai organizoi një atentat me një kamikaz pa eksploziv ndaj tij

“Sot ka dokumente e të dhëna që faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se Rama ble dhe shet nga mëngjesi në darkë. Në rast se shohim se ai ka krijuar një makineri dhe mekanizma shkatërrimtare për votën, komplekse. Kjo na detyron që t’i japim zgjidhje kësaj. Është sot e faktuar që çdo gjë mund ta pranojë përveç votës së lirë, ai nuk pranon. Ata që mendojnë se ai pranon votën e lirë gënjejnë veten ose nuk kanë të qartë doktrinën elektorale dhe kushtet e një procesi të drejtë zgjedhor. Në të gjitha zhvillimet gjer sot Edi Ramës i ka dalë jashtë kontrolli vetëm një faktor, ai ka në kontroll të plotë makinerinë shtetërore elektorale, ka makinerinë e patronazhistëve.

Një javë më parë u shpreh krenar për ta. Ai ka qindra milionë euro për të blerë në bursë votat e shqiptarëve. Ka kontroll të krimit të organizuar por për fat të keq edhe kreun e opozitës e kishte nën kontroll, siç faktohet dhe kjo tani i ka dalë jashtë kontrolli. Pas përpjekjesh të jashtëzakonshme për të kontrolluar këtu ai ka humbur betejën, dhe tani përmes një procesi gjyqësor përpiqet të marrë flamurin e PD-së dhe në një akt të pashembullt e kriminal ai organizoi një atentat menjë kamikaz pa eksploziv”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *