Putin thyen protokollin, nuk do të mbajë konferencë për shtyp në fundvit dhe as mbledhje tradicionale

Për herë të parë në një hark kohor prej 10 vitesh, presidenti rus Vladimir Putin nuk do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të vitit. Gjithashtu, nuk do të ketë as pritje tradicionale për festën e Vitit të Ri. Lajmi është dhënë këtë të hënë nga zyrtarët rus.

Sipas mediave të huaja, ky vendim i Putin mund të jetë i ndikuar nga lufta, sepse sipas BBC, lufta e Rusisë në Ukrainë nuk ka shkuar sipas planit të presidentit rus.

Vëzhguesit e Kremlinit e vlerësojnë këtë vendim si një thyerje të protokollit për shkak të luftës së tij në Ukrainë. Konferencat e shtypit maratonë janë tradicionalisht një rast për presidentin rus për të ndriçuar imazhin e tij, një spektakël kampi që lejon Putinin të luajë si populist në televizionin kombëtar çdo dhjetor.

Në vitet e mëparshme, Putini i ka kushtuar një shumë të madhe parash ngjarjeve të fundvitit, duke iu përgjigjur pyetjve nga gazetarët vendas, ndërsa sipas mediave të huaja largonte çdo pyetje të sikletshme nga mediat e huaja, duke lejuar administratën e tij të mburret me transparencën e saj.

Putini është treguar shumë i largët me popullin e tij, saqë u aludua edhe për probleme të mëdha shëndetësore, përveç çfarë është deklaruar dhe kjo ka ndodhur që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit duke vazhduar më pas me luftës, e cila sipas mediave të huaja Rusia humbi “imazhin” në arenën ndërkombëtare si një shtet i pamposhtur.

Putini është zhdukur nga publiku për ditë të tëra dhe populli shpeshherë ka bërë shaka se lideri rus fshihet në një “bunker”. Administrata e tij po përballet me pyetjet e problemeve në lidhje me strategjinë e saj për luftën, mobilizimin masiv dhe keqtrajtimin e raportuar të rekrutëve rusë si në front ashtu edhe në stërvitje. Ditët e fundit edhe zyrtarë rus kanë reaguar kundër presidentit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *