FOTO-LAJM: Kur bëhen bashkë dy “non grata”

 

Grupimi i Foltores i kryesuar nga Sali Berisha festoi dje 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Ajo që ra në sy ishte se në këtë ditëlindje merrte pjesë për herë të parë në një event publik pas shumë kohësh edhe Ylli Ndroqi.

Ajo që bashkon Berishën dhe Ylli Ndroqin është që të dy janë shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fillimisht DASH shpalli Ndroqin si person të padëshiruar.

“Ylli Ndroqi (Ndroqi) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat e dikurshme nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarët shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve reklamuese në këmbim të ndalimit të publikimit të historive negative në media. Gjithashtu, Ndroqi ka lehtësuar ryshfet për llogari të një subjekti që kërkon të bëjë biznes në Shqipëri. Ndroqi është caktuar në bazë të OE 14033 si përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin nga, në emër ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-qeveritar në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e SHBA-ve.

Nuk ishte e largët kur dhe Berisha do të kishte të njëjtin fat.

Në një mesazh në “Twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, do të shkruante se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit.

Ndërkaq, ne ditelindjen e PD ishin edhe Kujtim Gjuzi apo Selami Jenisheri.

o.p. / dita

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *