Deklaratat e Spiropalit nervozojnë opozitën/ Vokshi e Spaho i kthehen ministres: Të të vijë turp se je dhe grua

Pas fjalës së kreut të PD Sali Berisha në Kuvend, ku foli në lidhje me sulmin ndaj tij më 6 dhjetor, akt për të cilin akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, në foltore doli ministrja Elisa Spiropali, e cila deklaroi se Berisha ushtroi dhunë me fjalën e tij sot.

Kjo nxehu gjakrat, duke shkaktuar reagime nga deputetët e opozitës.

Pjesë nga diskutimi:

Elisa Spiropali: Nuk do ta dëshirojë kurrë atë skenë ditën e ngjarjes më të rëndësishme për Shqipërinë, por edhe në asnjë ditë tjetër. As ata që e quajtën poshtërimin e një politikani nuk bëjnë mirë sepse nxisin dhunë.

Shumëkush ka përmendur të kaluarën tuaj si për thënë që je politikani që më shumë se kushdo ke frymëzuar dhunë. E dëshmuat edhe sot në këtë foltore. Kanë përmendur faktin që keni përdorur dhunën si mjet për të arritur qëllimet tuaja.

Albana Vokshi: Nga kjo gjuhë urrejtje vjen dhuna

Edmond Spaho: Edhe të të vij turp se je dhe grua e flet me gjuhën e atij që godet me grusht

Oerd Bylykbashi: Duhen marrë masa

Elisa Spiropali: Forca ime politike dënon dhunën. Nuk bëjmë dallim mes grushtit që godet kundërshtarin dhe plumbave që godasin kundërshtarin tonë.

Edhe kur kthehet si monedhë edhe ndaj atij që nga foltorja sot dëshmoi dhunë ndaj nesh.

Nuk kam tagër ta këshilloj zotin Berisha, por kthe kokën pas, zhytu në kujtesë e mundohu një herë të jesh i sinqertë e të thuash të vërtetën, me të gjithë ata që na dëgjojnë. bëhu i sinqertë me veten e kujto çke bërë, e do kujtosh se je shkak i varreve të hapura dhe i gjakut në fytyrën e kundërshtarëve të tu, e në asnjë rast s’ke ndjerë keqardhje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *