Vokshi e ashpër ndaj Nikollës: Jemi deputetë të PD-së, ju paralajmëroj se do ju padis

Deputetja Albana Vokshi në fjalën e saj në Kuvend, ka kërkuar kthimin e emrit të saj dhe katër kolegëve të tjerë, në listën e deputetëve të PD.

Ajo ka paralajmëruar kryeparlamentaren Lindita Nikolla, se do ta padisë, pasi është shkelur ligji me një akt të tillë.

“Alban Vokshi si deputete, jo zonja kryetare jam deputete e PD, keni bërë një gabim shumë të madh ju personalisht ne shkelje ligjore që keni hequr emrin tim dhe katër kolegëve të mi. Ne jemi deputetë të PD. Ju paralajmëroj se do ju padis”, tha ajo.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe deputeti Luan Baçi, i cili në nisje të fjalën së tij, u shpreh se pret kthimin në listë si deputet i zgjedhur nga lista e PD, madje paralajmëroi se kjo do të kthehet në bumerang.

“Kam fituar në listën e PD. Një ditë do tu kthehet në bumerang”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *