Pamje të rënda/ Si u plagos Edison Begaj në sy të fëmijëve

Para disa ditësh në Vlorë 38-vjeçari Edison Begaj i shpëtoi një atentati teksa ishte duke shkuar në banesën e tij. Ai është qëlluar me armë me 4 plumba, të cilët e kanë kapur në pjesën e këmbëve. Për shkak të ndriçimit të ulët ai nuk ka mundur të dallojë autorin i cili ishte veshur me uniformë polici. Mësohet se policia teksa shkoi në vendngjarje e ndoqi për disa minuta autorin, por nuk mundi ta arrestojë. Ai duhet ta ketë njohur mirë zonën dhe ka mundur të largohet, duke përfituar edhe nga errësira.

Video e siguruar nga “Priza.al” tregon momentin e atentatit. Në pamjet filmike shihet se Begaj ka parkuar makinën pranë derës së banesës së tij dhe brenda mjetit ndodhen dy fëmijët e mitur. Në një moment, viktima del nga makina dhe ikën në drejtimi të banesës. Më pas ai rikthehet, duke u përballur me një person që shihet i veshur me rroba policie.  Ata të dy përballen me njëri-tjetrin, e më pas ‘polici’ e qëllon Begajn me armë e largohet.

Policia e Vlorës nuk ka asnjë të ndaluar për atentatin, ndërkohë që Begaj është jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët i ka marrë në pjesën e poshtme të trupit.

Pas plagosjes Begaj ka shkuar në spital me makinën e tij, të cilën e ka drejtuar bashkëshortja, ku brenda kanë qenë edhe fëmijët e tyre. Begaj jetonte në një zonë të pyllëzuar të Kaninës, në Vlorë, larg nga rruga kryesore, në një shtëpi të fortifikuar si kështjellë me kamera sigurie në çdo cep, çka tregon se i ruhej një atentati të mundshëm.

Kush është Edison Begaj?

38-vjeçari Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. OFL i ka dërguar Edison Begajt formularin për deklarimin e pasurisë.

Më 20 shkurt të vitit 2008, “blutë” e Vlorës arrestuan 7 persona mes të cilëve edhe Begajn, si pjesë të një grupi që merrej me trafikim droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në shkurt të 2010 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Ndërkaq, edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, e paketuar, në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *