Policia ka arrestuar sot një 19-vjeçar brenda Spitalit Ushtarak të Tiranës, pasi është kapur me një sasi kanabisi. Në prangat e policisë ka rënë i riu M. Idrizi, i cili ka bërë sjellje të dyshimta brenda ambienteve të spitalit.
Kanë qenë qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë që qëndron e stacionuar në hyrje të spitalit.
Pas kontrollit fizik, 19-vjeçari i është gjetur dhe sekuestruar rreth 7 gram kanabis. Dyshohet se i riu merrej me shitje të kanabisit në zonën e spitalit.