Një eksperte ka zbuluar se dushi i nxehtë bën më shumë dëm sesa dobi. Dr Farzan, një farmaciste me qendër në SHBA, theksoi katër mënyra se si dushi i nxehtë mund të shkatërrojë shëndetin tuaj, raporton The Sun.
Përkeqëson aknet
Sipas saj, uji i nxehtë mund të dëmtojë lëkurën tuaj dhe t’i përkeqësojë aknet. Uji i nxehtë zhvesh lëkurën nga vajrat e saj natyralë dhe bakteret e shëndetshme. Këto baktere të shëndetshme luajnë një rol të madh në mbajtjen e lagështirës brenda – dhe jashtë gjërave të këqija (papastërtitë dhe bakteret jo aq të shëndetshme).
E bën lëkurën më të thatë dhe të ndjeshme
Dushi në temperatura më të ngrohta në fakt mund ta bëjë lëkurën tuaj më të thatë. Ekspertët theksojnë se dushi i nxehtë për një kohë të gjatë mund të largojë nga fytyra vajrat natyralë, duke e bërë atë të thahet.
Ngadalëson rritjen e flokëve
Njerëzit që bëjnë dush të nxehtë rrezikojnë të dëmtojnë flokët e tyre. Uji i nxehtë ngadalëson rrjedhjen e gjakut dhe skalpi ka nevojë për qarkullim të mirë për të inkurajuar rritjen e shëndetshme të flokëve. Larja me ujë të ngrohtë mund të hapë poret sa duhet që rrënjët dhe skalpi të pastrohen por jo aq sa të shkaktojë dëmtim dhe humbje të flokëve.
Shkakton ekzemë dhe gjendje të tjera shëndetësore
Sado i këndshëm të ndihen dushi i nxehtë, mund t’i përkeqësojnë kushtet ekzistuese shëndetësore. Temperaturat më të larta e bëjnë më të lehtë tharjen e lëkurës dhe përkeqësojnë gjendjet si ekzema. Gjithashtu mund të rrisë presionin e gjakut, i cili mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe të çojë në – dhe përkeqësojë – sëmundjet e zemrës.