Vitaly Bulyuk, zëvendës guvernator i emëruar nga Rusia në rajonin e Khersonit, në Ukrainë u plagos të hënën pas shpërthimit të automjetit të tij. Lajmi u njoftua nga agjencia ruse Interfax.
5 javë ma parë, Kirill Stremousov, një tjetër zëvendës guvernator i emëruar nga Rusia në Kherson, u vra gjatë një aksidenti me makinë, teksa shoferi i tij u përpoq të shmangte përplasjen me një kamion.
Pak kohë pas ngjarjes, Moska urdhëroi trupat e saj të tërhqein nga pjesa perëndimore e Khersonit, që u pushtua nga Rusia që në fillim të sulmit në Ukrainë dhe u aneksua nga Rusia në muajin tetor.
Moska e cilëson luftën “një operacion special ushtarak”, për të dobësuar ushtrinë ukainase e cila sipas Rusisë, paraqet kërcënim serioz për sigurinë e Ukrainës. Ukraina dhe aleatët e saj e kanë cilësuar luftën që ka nisur prej muajt shkurt një akt agresioni të paprovokuar.
Të hënën, ministri i caktuar nga Rusia, Vadim Ilmiyev tha se zoti Bulyuk ishte në gjendje të qendrueshme.
“Shoferi i automjetit vdiq në vend”, tha ai, sikurse citon agjencia Interfax. Sipas zotit Ilmiyev, automjeti u dogj si pasojë e shpërthimit të një mine të komanduar.
Mbetet e parqartë nëse automjetit i ishte vendosur ndonjë sasi eksplozivi. Një sërë zyrtarësh të emëruar nga Rusia në administratën e këtij rajoni janë vrarë ose plagosur gjatë muajve të fundit.
Qeveria e Kievit ka refuzuar të thotë nëse pas sulmit qëndrojnë mbështetës të Ukrainës.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës, tha në një postim në aplikacionin Telegram se makina e zotit Bulyuk kishte shpërthyer pranë shtëpisë së tij në qytetin e Skadovskit dhe nuk e fshehu se nuk i vinte keq për sulmin ndaj një “tradhtari” dhe “bashkëpunëtori”.
Tërheqja e Rusisë nga Khersoni perëndimor shënon zmbrapsjen më të madhe që Moska ka pësuar në 4 rajonet që Moska, me ceremoni të madhe, deklaroi në tetor se do ishin “përjetë pjesë e Rusisë”, pavarësisht se nuk ka nën kontroll të plotë asnjë prej tyre.
Qeveria e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy është zotuar se do të dëbojë forcat ruse nga të gjitha territoret e pushtuara.
a.m/dita