Përleshje mes policisë dhe demonstruesve në Podgoricë pas miratimit të Ligjit për Presidentin

Në Podgoricë ka pasur konflikt mes demonstruesve dhe policisë pasi Kuvendi i Malit të Zi miratoi më 12 dhjetor Ligjin e ndryshuar për Presidentin, me miratimin e të cilit shumica aktuale parlamentare do të marrë një pjesë të kompetencës së Presidentit të Shteti, Milo Gjukanoviq, në pjesën e zgjedhjes së Qeverisë së re.

Demonstratat paqësore që zgjatën nga orët e mëngjesit pas miratimit të ligjit u përshkallëzuan duke hedhur sende të forta dhe pishtarë në drejtim të kordonit policor para ndërtesës së Kuvendit.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe sprej piper. Nuk ka informacione se nga përleshjet ka të lënduar.

Gardhi dhe xhami i derës së kishës janë thyer pjesërisht. Gjithçka ndodhi menjëherë pasi lëvizja “Ima nas” shpalli zyrtarisht tubimin të përfunduar dhe shpalli bllokimin e qyteteve malazeze në ditët në vijim.

Qëllimi i ndryshimeve në Ligjin për Presidentin, i cili u miratua me shumicë 41 votash nga 81 deputetë të Kuvendit të Malit të Zi me propozimin e Frontit Demokratik pro-rus, është që kandidati i tyre Miodrag Lekiq të zgjidhet si mandatari, të cilin demonstruesit e vlerësuan si tentativë për grusht shteti kushtetues.

Policia njoftoi se sulmi ndaj policëve është organizuar me gjuajtje me gurë, mjete piroteknike dhe spërkatje me sprej dore – gaz lotsjellës.

Sulmuesit kanë qenë të maskuar me të ashtuquajturat fantazma, ka thënë policia, duke shtuar se ndaj tyre kanë përdorur mjetet më të buta të shtrëngimit dhe se asnjë punonjës policie nuk është lënduar rëndë.

Kjo është protesta e katërt e lëvizjes “Ima nas”. Ato të deritanishme kanë kaluar të qetë.

Pse u kundërshtua Ligji?

Qëllimi i ndryshimeve, të cilat i heqin një pjesë të autoritetit kushtetues Gjukanoviqit, të propozuar nga Fronti Demokratik pro-Rus, është që kandidati i tyre Miodrag Lekiq të zgjidhet mandatar.

Kuvendi më parë e ka miratuar këtë ligj më 2 nëntor, por Gjukanoviq ka refuzuar ta nënshkruajë atë. Tani që u ri-miratua në parlament, sipas Kushtetutës Gjukanoviq është i detyruar të deklarohet.

Në rast se nuk e bën këtë, sipas vendimit të miratuar sot në parlament, Kryetari i Kuvendit mund ta bëjë duke e dorëzuar Ligjin në Gazetën Zyrtare, i cili do të hynte në fuqi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *