“Big Brother Vip Kosova” ka nisur tashmë prej një jave, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit. Mes shumë angazhimeve, kjo e fundit ka gjetur pak kohë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilëve iu ka dhënë mundësinë t’i drejtojnë pyetje.
Sigurisht pjesa më e madhe e pyetjeve ishin në lidhje me programin “Big Brother Vip Kosova”, për të cilin kurioziteti nis që nga emri “nysa” që moderatorët kanë përgjedhur për të përshëndetur banorët.
“Çfarë kuptimi ka fjala nysa?”- e ka pyetur një ndjekës Jonidën, e cila sqaroi: “Atëherë, nys përveçse fjalë përkëdhelëse është syn (lexuar nga fundi në fillim) dhe në kosovë përdoret shumë syn (syri), Big Brother ju vëzhgon”.
Një tjetër pyetje që iu drejtua Jonida Vokshit në këtë “intervistë” virtuale ishte në lidhje me rrogën e saj si moderatore e “BBV.” Ndjekësi i shkruan Jonidës: “Sa paguhesh për “Big Brother”?
Përgjigja e moderatores ishte, “E bëj për pasion”, shoqëruar me disa emoji të qeshurash.