Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zhvillojë sot një takim me liderët e partive politike në Kosovës, pas takimit që zhvilloi ditën e djeshme me presidenten Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Escobar theksoi mbrëmjen e djeshme në një deklaratë për mediat se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë, teksa ka mohuar të komentojë situatën në veri të vendit. Në takimet e djeshme Escobar është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Vizita e emisarit amerikanë vjen në një kohë kur situata në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe është e tensionuar.
Disa serbë lokalë atje që më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.
j.l./ dita