9-vjeçarja i shpëton vdekjes, pasi e tërhoqi zvarrë një krokodil

Një fëmijë nëntë vjeçar i ka shpëtuar vdekjes nga një sulm krokodili në distriktin Chibuto të provincës jugore të Mozambikut të Gazës.

Vajza ishte duke notuar në lumin Limpopo kur ndodhi ngjarja. Ajo tha për mediat lokale se kur kuptoi se po e sulmonin, u përpoq ta godiste në hundë zvarranikun, i cili para se ta lëshonte, i shkaktoi lëndime të rënda në një këmbë.

“Krokodili më kapi dhe më tërhoqi zvarrë kështu që unë e godita në hundë. Pastaj krokodili më lëshoi menjëherë dhe më hodhi”, tha ajo për transmetuesin shtetëror Radio Mozambique.

Ajo u dërgua menjëherë në një spital të zonës për trajtim. Marta Moiane, drejtoresha e spitalit, ka thënë se vajza është në gjendje të mirë shëndetësore.

Dr. Moiane tha se ky ishte rasti i dytë në spital këtë vit nga një sulm krokodili.

Sulmet e krokodilëve janë të zakonshme në lumenjtë kryesorë të Mozambikut dhe degët e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *