Kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit e qarqeve në orën 16:00.
Burime bëjnë me dije se fokusi i takimit të pasdites mes socialistëve është për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 14 maj.
Nuk dihet se çdo diskutohet konkretisht, apo nëse do të lajmërohen emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa kundërshtarët e tyre politikë sapo kanë përfunduar procesin e Primareve.
j.l./ dita