Nis aplikimi për bursat dhe reduktimi e tarifave tek Mjekësia, studentët që përfitojnë

Nis edhe për studentët e Fakultetit të Mjekësisë pranimi i kërkesave për përfitimin e bursave, apo përjashtimin dhe reduktimin e tarifave vjetore të shkollimit për ndjekjen e vitit akademik 2022-2023 në programet e ciklit të parë të integruar, si dhe ciklit të dytë “Master”. Të gjithë studentëte kategorive në nevojë që ndjekin studimet në këtë degë dhe që pëmbushin kriteret përkatëse për të përfituar nga plani i bursave dhe reduktimit i tarifave vjetore, duhet që të paraqiten për të dorëzuar dokumentacionin e duhur sëbashku me formularin përkatës të aplikimit (sipas kategorisë ku bëjnë pjesë), pranë zyrës së informacionit në godinën kryesore të Fakultetit të Mjekësisë çdo ditë në orarin 10:00-14:00.

Autoritetet e këtij institucioni publik të arsimit të lartë tashmëkanë konfirmuar të gjitha kategoritë e studentëve që duhet të aplikojnë për bursë, si dhe ata në nevojë që do të duhet të aplikojnë për përjashtim nga tarifa vjetore e ndjekjes së studimeve në programin e Mjekësisë. Për secilën prej kategorive është detajuar edhe lista e dokumenteve që duhet t’i bashkëngjisni formularit të përfitimit.

Konkretisht, dhjetë janë kategoritë e studentëve që do të mund të aplikojnë për përfitimin e bursës, ku përfshihen: studentët familjeve qëtrajtohen me ndihmë ekonomike, studentët bashkëshort që kanë fëmijë dhe janë të dy duke ndjekur studimet e larta në këtë degë, studentët që janë përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar, ata që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuar, studentët që kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton. Me bursë do të mbështeten, edhe studentët që janë të tretët e lart, në radhën e femijëve në familje me tre fëmijë apo më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë. Bursë do të marrin edhe studentët, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit deri në moshën 25 vjeç, studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë deri në moshën 25 vjeç, studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë perfituar statusin ligjor përkatës deri në moshën 25 vjeç, si dhe studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit, për çështjet e brendshme dhe ankesat, të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve ,që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. Nuk do të mund të përfitojnë nga programi i mbështetjes me bursë nga shteti të gjithë studentët që vazhdojnë studimet në një program të dytë, si dhe ata kandidatë që gjatë këtij viti akademik rezultojnë të jenë përsëritës.

Ndërsa të drejtën e aplikimit për përjashtimin nga detyrimi i shlyerjes së tarifës vjetore të shkollimit, e gëzojnë jo vetëm kategoritë e studentëve të përmendura më lart, por edhe të gjithë studentët e tjerë që i përkasin kategorisë rome dhe egjyptianë, të cilët do të duhet të identifikohen si të tillë nëpërmjet vetëdeklarimit, si dhe studentët që janë fëmijë të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist, ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie. Sipas kushteve të përcaktuara nuk do të mund të përfitojnë nga përjashtimi i detyrimit për shlyerjen e tarifës së studimeve të gjithë studentët qëkanë mbaruar studimet në një program studimi dhe vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi (nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer), si dhe studentët përsëritës me përjashtim të rasteve të forcave madhore.

Ulja e tarifave për studentët e ciklit “Master”

Reduktimi i tarifave do të zbatohet edhe për studentët që ndjekin programet e ciklit të dytë po në këtë degë. Sipas vendimit të marrë më herët, në lidhje me këtë mbështetje financiare, nga reduktimi i tarifave për ndjekjen e ciklit të dytë të studimeve do të përfitojnë: studentët familjet e të cilëve marrin ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesëshme, ata me aftësi të kufizuara, studentët deri në 25 vjeç,që kanë vetëm njërin prind,pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta,me të ardhura vjetore të familjes të pa mjaftueshme, studentët që kanë marrë statusin e jetimit. Reduktimi i tarifave do të shkojë edhe për studentët që kanë humbur kujdestarinë prinderore me vendim gjykate të formës së prerë deri 25 vjeç, studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, si dhe studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të brendshëm të Policisë të Mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, studentët romë dhe ballkano-egjyptianë, si dhe studentët që janëfëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politik me heqje lirie.

Gjithashtu, do tëpërfitojnë ulje të tarifës vjetore të shkollimit edhe studentët që fillojnë vitin e parë të cilklit të dytë të studimeve në fakultetet publike dhe që kanë përfunduar studimet në ciklin e parë të me mesatare vjetore nga nota 9-10, si dhe studentët që rezultojnë me notë mesatare vjetore nëntë deri në 10 dhjetë,të regjistruar në vitin e parë pas të parit dhe që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitin akademik paraardhës.

Përfitimin e bursës në ciklin e parë të integruar e sigurojnë:

  • Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike.
  • Studentët bashkëshort, të cilët kanë fëmijë dhe janë të dy student.
  • Studentët me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë së Kufizuar për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.
  • Studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë së Kufizuar për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.
  • Studentët që kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton.
  • Studentët të cilët janë të tretët e lart në radhën e fëmijëve në familje me tre femijë, a më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë.
  • Studentët, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.
  • Studentët të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formes së prerë, deri 25 vjeç.
  • Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë perfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç.
  • Studentët të cilët janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit, për çështjet e brendshme dhe ankesat, të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve,që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

Përjashtimin nga tarifa vjetore e studimit e përfitojnë:

  • Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike.
  • Studentët bashkëshort, të cilët kanë fëmijë dhe janë të dy student.
  • Studentët me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë së Kufizuar për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.
  • Studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë së Kufizuar për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.
  • Studentët që kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton.
  • Studentët të cilët janë të tretët e lart në radhën e fëmijëve në familje me tre femijë, a më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë.
  • Studentët, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.
  • Studentët të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formes së prerë, deri 25 vjeç.
  • Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë perfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç.
  • Studentët të cilët janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit, për çështjet e brendshme dhe ankesat, të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
  • Studentët romë dhe egjyptianë, të cilët do të identifikohen nëpërmjet vetëdeklarimit.
  • Studentët, fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose femijë me prindër të dënuar politik me heqje lirie.

Reduktimin e tarifës për studimet e ciklit të dytë “Master” e sigurojnë:

  • Studentët, familjet e të cilëve përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë, ose të pjesshme
  • Studentët me aftësi të kufizuar, të vërtetuar me vendim Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, (studentë që nuk shikojnë/tetraplegjikë/paraplegjikë/me aftësi të kufizuar).
  • Studentët,fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike
  • Studentët deri në 25 vjeç, që kanë vetëm njërin prind,pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta,me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme
  • Studentët, të cilët kanë perfituar statusin e jetimit, deri në moshpn 25 vjeç.
  • Studentë të cilët kanë humbur kujdestarinë prinderore me vendim gjykate të formës së prerë, deri 25 vjeç.
  • Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë perfituar statusin ligjor per trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç.
  • Studentët të cilet janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të brendshëm të Policisë të Mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
  • Studentët romë dhe ballkano-egjyptianë, të cilët do të identifikohen nepërmjet vetëdeklarimit.
  • Studentët, fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politik me heqje lirie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *