“Messi nuk është lider”/ Gazetarët kujtuan fjalët e Maradonës

Lionel Messi shfaqet në mënyrë perfekte në Botëror, duke qenë lideri i vërtetë i kombëtares së Argjentinës. Ndërkohë gazetarëve iu kujtuan fjalët e të ndjerit Diego Maradona, të thënë prej tij disa vite më parë.

“Ai është Messi kur luan për Barcelonën. Dhe në kombëtaren e Argjentinës, ne shohim një Messi ndryshe. Ai është një lojtar i madh, por jo një lider. Është e kotë të përpiqesh të bësh një lider që shkon në tualet 20 herë para ndeshjeve”, tha Maradona në vitin 2018.

Nëse Diego Maradona mund ta shihte Lionel Messin tani, mendimi i tij me siguri do të ishte ndryshe.

Vlen të thuhet se Lionel Messi ka mundur të fitojë trofeun për herë të parë me kombëtaren e Argjentinës në vitin 2021.

Diego Maradona ndërroi jetë më 25 nëntor 2020.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *