Agron Puka, përcjellës i ekipeve në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, i kundërpërgjigjet ashpër ndihmëstrajnerit të klubit të hendbollit Kastrioti të Ferizajt (meshkujt).
Salihu ka akuzuar përgjegjësin për sport në komunën e Ferizajt, Bashkim Haxhimusa, se ia fiki dritat gjatë stërvitjes.
Puka ka reaguar ashpër me këtë rast, duke thënë se situata është ndryshe.
Klshtu duket trafo në palestër, rrezkshmëri e lartë
“E para, nuk janë fikë të gjitha dritat, nga shtatë rende vetëm dy rende të dritave janë fikë ose 35 reflektorë kanë qenë të ndezur.
E dyta, ka pas drita të mjaftueshme për të stërvitur por ata e kanë keqpërdorur duke luajtur futboll në mungesë të kryetrajnerit.
E treta, dritat nuk guxon askush mi ndezur përveç ne sepse trafo është e hapur dhe një gabim më i vogël mund t’i kushtojë dikujt me jetë.
Flamur Salihu ka rrezikuar jetën e lojtarëve sepse ka hy krye në vete i ka ndezë dritat.
Aty është rrezik mi ndezë dritat siç o ka ndezur ai, këtë e dijnë të gjithë për shkak të punimeve që janë ende duke u bërë.
Kështu që nuk janë fikur dritat”, tha Puka për gazetën kombëtare “Bota sot”.