Përfundon sezoni për Armando Brojën/ Gazetari i njohur jep lajmin e keq

Lajme të këqija për Chelsean. Sipas asaj që bën të ditur gazetari i njohur Fabirizio Romano, sulmuesi i Bluve të Londrës Armando Broja ka mbyllur sezonin.

Shkak është bërë dëmtimi i pësuar së fundmi në miqësoren e luajtur para pak ditësh me Aston Villan. Tashmë te Chelsea duhet të bëjnë zgjedhje të tjera në ofensivë, me trajnerin Graham Potter që i shtohet edhe një “hall” më shumë.

“Armando Broja do të jetë jashtë për pjesën tjetër të sezonit” – Shkruan mes të tjerash Fabrizio Romano. 21-vjeçari luajti 12 ndeshje këtë sezon, ku shënoi edhe një gol.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *