Fillimi dhe fundi i Messit, bashkë me Modric. Ja ku jemi, 16 vite më vonë…

Në vitin 2006, Italia fitoi Kupën e Botës dhe kjo e ndihmoi Fabio Cannavaro të fitonte “Topin e Artë”. Dy lojtarë të rinj, nga Rosario dhe Zadar nuk kishin hyrë ende në “radarë” për të fituar një çmim të tillë. Leo Messi tani ka shtatë “Topa të Artë”, ndërsa Luka Modric ka fituar një të tillë.

Më 1 mars të po atij viti, në Bazel u zhvillua një ndeshje miqësore mes Argjentinës dhe Kroacisë (2-3), që ishte shumë e veçantë për të dy lojtarët. Ishte debutimi i Luka Modric me kombëtaren e të rriturve dhe goli i parë i Leo Messit me kombëtaren e vendit të tij. Hapi i parë i madh për të dy në ndërtimin e një karriere legjendare, që tashmë është drejt fundit.

Gjashtë minuta pas nisjes së kësaj miqësoreje, Kroacia kishte kaluar në epërsi dhe Argjentina kishte arritur ta kthente rezultatin. Protagonisti i madh i kësaj ishte Leo Messi, me gol dhe asist.

Përballë Messit, me ’14’ në shpinë, Luka Modric i panjohur, i cili ishte anëtar i Dinamo Zagrebit. Ky ishte debutimi i tij me kombëtaren kroate. Ai luajti 84 minuta derisa u zëvendësua nga Ivan Leko, por tashmë ka lënë gjurmë të cilësisë që kemi mundur t’i shohim të gjithë deri më sot.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "19 adidas"

Tashmë, të dy futbollistët takohen sërish 16 vite pas herës së parë. Rrethanat janë shumë të ndryshme. Është gjysmëfinale e Kupës së Botës, jo miqësore. Modric nuk është i panjohur, por lojtari më i mirë në historinë e vendit të tij dhe një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit. Messi është më i miri, ose një nga më të mirët në historinë e futbollit.

Sot do të jetë hera e katërt që të dyja kombëtaret përballen. Hera e parë regjistroi rezultatin 3-2 për Kroacinë më 2006; hera e dytë ishte një miqësore në Londër, më 2014, ku Argjentina fitoi 2-1 pa Luka Modric në fushë.

Hera e tretë ndodhi në fazën e grupeve të Botërorit 2018 në Rusi, me fitoren e Kroacisë dhe një gol të mrekullueshëm të Modric (0-2). Hera e katërt do të jetë sot, për llogari të gjysmëfinales së Kupës së Botës. Njëri nga të dy do të luajë minutat e tij të fundit në një Botëror. Humbësi i ndeshjes së sotme e mbyll kapitullin e Kupës së Botës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *