Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjsië, Belinda Balluku ka konfirmuar se edhe për muajin dhjetor nuk do të aplikohet fasha energjetike prej 800 kWh.
Në një deklaratë për mediat, Balluku u ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë energji për të përballuar krizën.
“Pas një thirrje që kemi bërë në muajin shtator për shkak të situataës së vështirë dhe çmimeve të larta të importit, qytetarët i janë përgjigjur kësaj thirrje për të konsumuar më pak energji. Ne e kemi vlerësuar reagimin tuaj dhe pavarësisht se është vendosur një fashë nga ERE e cila mund të futej në funksion kur ne të kishim vështirësi, nuk është vendosur kurrë dhe nuk është përdorur deri më sot. Puna ka dhënë rezultat. Megjithatë duhet thënë që kursimi muajt shtator tetor ka qenë i konsiderueshëm dhe na ka dhënë një dorë për të kaluar një situatë të tillë. Dua të kërkoj edhe njëherë angazhimin tuaj, të çdo qytetari, familjari, biznesi të vogël, që të vazhdojmë të kursejmë sepse do të jetë e vetmja mënyrë për të mos aplikuar fashën 800 kWh”, tha Balluku.
a.m/dita