Emigrantët, Rama për marrëveshjen me Britaninë: Gati të ngremë një skuadër speciale

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen me kryeministrin britanik për emigrantët e paligjshëm në Britani.

Në një prononcim për gazetarët, kreu i qeverisë theksoi se kanë arritur një dakordësi dhe se janë të gatshëm të ngrenë një skuadër speciale për të trajtuar këtë çështje.

“Kjo është një kërkesë e imja që në kohën kur Boris Johnson ka qenë sekretar i punëve të jashtme dhe e kam përsëritur sepse sa herë kanë ndarë me ne këtë shqetësim, kam qenë konsistent në të njëjtën gjë. Mos flisni për krim shqiptar sepse nuk ekziston, krimi nuk ka etni. Nëse keni problem dhe doni ndihmën tonë ne jemi të gatshëm që të ngremë një skuadër speciale siç e kemi bërë me vendet e tjera, që të merret 24 orë në kohë reale për identifikimin dhe ndarjen e informacionit dhe vëzhgimin dhe ndalimin e atyre që organizojnë këto rrjete të trafikut të klandestinëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *