Miqtë e Céline Dion të shqetësuar: “I druhemi më të keqes, nuk ka njeri që të kujdeset për të”

Të enjten e shkuar, artistja e mirënjohur Céline Dion zbuloi se ishte diagnostikuar me Stiff Person Syndrome (SPS), Sindroma e personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë psikologjik që shkakton spazma në të gjitha gjymtyrët.

Me anë të një videoje të postuar në Instagram-in e saj personal, këngëtarja 54 vjeçare tha me lot në sy gjendje i ka vështirësuar ecjen dhe e pengon të këndojë ashtu siç është mësuar. Për këtë arsye ndihej e detyruar të shtynte turneun evropian.

Miqtë e afërt të divës kanadeze janë shumë të shqetësuar për të, duke u shprehur se Céline nuk do askënd pranë dhe se do ta kalojë e vetme këtë ‘aventurë’ të keqe.

“Që kur René vdiq, gjërat nuk kanë qenë të lehta për të. Ai ishte mentori i saj, një lloj fari ndriçues që kujdesej për çdo gjë. Menaxhimi artistik, financat, prodhimi muzikor, çdo gjë ka shkuar drejt greminës qëkur ai ndërroi jetë. Céline është vetëm, nuk ka njeri që të kujdeset për të dhe përballja me sëmundjen po e izolon akoma dhe më shumë”- u shpreh mikja e saj e ngushtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *