Greqi/ Vdekja e 16-vjeçarit, protestuesit vendosin bllokada dhe ndezin zjarre në qytet, autoritet të shqetësuara

Policia greke është në gatishmëri të lartë pas shpalljes së vdekjes së 16-vjeçarit rom pak ditë pasi u qëllua me armë nga policia në ndjekje e sipër në Selanik.

Grupe protestuesish të komunitetit rom po organizojnë tubime dhe protesta në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera të mëdha në Greqi. Që prej mesditës së sotme forcat e policisë janë mobilizuar për të parandaluar trazirat.

Oficerët janë transferuar në Atikën perëndimore, ndërsa Departamentet e Policisë, veçanërisht ato që ndodhen pranë vendbanimeve rome, janë gjithashtu në gatishmëri të shtuar për sulme të mundshme.

Pas lajmit për vdekjen e adoleshentit, incidentet e para të aksioneve nga romët u raportuan pasdite në Halkida, Mytilini dhe Rodos. Një zjarr është vendosur pasditen e sotme në një kamp rom në Aspropyrgos dhe në linjat e hekurudhës periferike, e si pasojë itineraret e linjës Pire – Kiato u kthyen në stacionet e mëparshme.

Ndërkohë, situata është e tensionuar në Halkida ku romët kanë ndezur zjarre në zonën e Kamares dhe po mblidhen për të planifikuar një marshim drejt qendrës së qytetit dhe komisariatit të policisë duke protestuar për vdekjen e 16-vjeçarit Kostas Fragoulis.

Në vendngjarje ndodhen forca të forta policie, ndërsa sipas mediave greke rreth tridhjetë romë po djegin goma dhe kosha plehrash.

Unaza jashtë kampit të romëve në zonën “Karakonero”, në qytetin e Rodosit, është bllokuar mbrëmjen e sotme, duke ndezur zjarre dhe duke vendosur postblloqe, në shenjë revolte për vdekjen e të miturit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të forta policie dhe dy automjete të Zjarrfikësve të Rodos. Rruga është mbyllur, në afërsi të varrezave të zonës deri në kryqëzimin Rodos-Kallitheas për arsye sigurie, ndërsa romët pjesëmarrës në mobilizim bëjnë thirrje për drejtësi me pankarta në duar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *