Kika: Padeli, të gjithë ata të cilët ende nuk e kanë provuar, janë duke humbur shumë

Jusuf Kika njëherish sekretar i Federatës së Padelit të Kosovës , në intervistë të shkurtër për Sportklub.al flet për aktualizimin e sportit të Padelit në Kosovë.

Si nisi ky sport dhe sa ka potencial talentesh në Kosovë?

Padel thuhet se u shpik në Meksikë rreth viteve 60 -ta, çfarë është ky sport?

Kika: Unë nuk jam lojtarë profesional i padelit. Unë jam ideatori që një sport i tillë ka ardhur në Kosovë. Se bashku me Besim Shulemajen fillimisht kemi themeluar Federaten e Padelit te Kosoves. Padeli daton qysh ne fund te viteve 60-ta, mirpo hovin e madh te zhvillimit e ka perjetuar ne 10 vitet e fundit e sidomos pas periudhes se pandemise.

Padeli është kombinim i lojës së Tenisit dhe Squashit.

Pse quhet Padel, kur duket që është një “tenis i vogel”, cilat janë dy dallimet fundamentale mes tenisit dhe padelit?

Kika: Padeli është kombinim i lojës së Tenisit dhe Squashit. Fusha edhe e ndare në mes me një rrjete ndërsa anash është e rrethuar me xhama. Topi mund te prek edhe muret dhe pastaj te rikthehet përsëri në lojë.

 A është Kosova pjesë e Federatave Ndërkombëtare të Padelit?

Kika: Federata e Padelit e Kosovës është anëtare e Federatës Europiane te Padelit ndersa ne vitin 2023 synojme të bëhemi anëtarja më e re e Federates Ndërkombëtare të Padelit.

Sistemi ndërkombëtar i garave duket i ngjajshëm me garat e Formula 1, luhet gjatë gjithë vitit në lokacione të ndryshme, planifikoni të merrni pjesë apo nëse veç keni luajtur, sa të kënaqur jeni me performansën ?

Kika: Turnet më prestigjioz të padelit mbahen anembanë botës dhe në secilin prej tyre shpallet kampioni i garës perkatëse. Kosova që prej themelimit të federates së saj vitin e kaluar, ka qenë pjesemarrese në turneun e parë të mbajtur në Turqi dhe kemi arritur deri në cerekfinale.

Sa është rasti i Kosovës dhe Padelit këtu të prodhoj kampion botëror, psh kemi Xhudon e Kosovës që prodhoi edhe kampion olimpik, ka gjasa të shohim tek Padel këtë gjë?

Kika: Kosova nuk ka lojtarë profesionist të padelit mirpo kemi lojtarë të cilët jetojnë jashtë Kosovës dhe janë lojtarë jashtezakonisht të mirë të cilët me shumë kënaqësi do të përfaqësojnë vendin tonë deri në momentin që brenda Kosovës të hapen shkolla dhe të rritet niveli.

Sa keni mbështetje nga dikush, keni gjetur mirëkuptim institucional ose sponsor të ju ndihmojnë?

Kika: Federata e Padelit e Kosovës deri më sot të gjitha aktivitetet e saj i kryen me mjete vetanake deri në momentin që do të licensohemi dhe të kemi përkrahje nga institucionet.

Shtetet tjera ballkanike si janë në këtë disipline, duket që Padel është disiplinë e panjohur edhe në regjion?

Kika: Shqipëria ka ndërtuar fushat e para të padelit në Tiranë, Maqedonia nuk ka, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi janë në hapat fillestarë.

Mesazhi yt për të rinjët , ato talente të pazbuluara të padelit, cfar i rekomandon çfarë të bëjnë, ku të orientohen për tu trajnuar dhe shprehur talentin e tyre, a ka ndonjë shkollë të Padelit në Kosovë apo edhe në Shqipëri?

Kika: Ne si federatë jemi duke bërë përpjekje që padelin ta ngrisim si sport dhe ta bëjmë njërin nga sportet më të luajtura në Kosovë. Të gjithe ata të cilët ende nuk e kanë provuar, janë duke humbur shumë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *