Kroacia u mund në ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Botëror nga Argjentina në rezultat 3-0.
Si rezultat, Argjentina shkoi në finalen e madhe që luhet të dielën, teksa Kroacia mundet maksimumi të luftojë për vendin e tretë që luhet të shtunën.
Sigurisht që vëmendja e madhe u drejtua për në tribunat e tifozëve, aty ku ndodhej edhe bukuroshja kroate, Ivana Knoll.
Përgjatë tërë Kampionatit Botëror, 30-vjeçarja ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj atraktive dhe veshjet e ekspozuara.
Megjithëse është kritikuar shpesh që ka thyer rregullat strikte të shtetit katarian, Ivana Knoll prapëseprapë vendosi të bënte sipas mendjes së saj.
Ajo shkëlqeu me paraqitjen e saj atraktive edhe në mbrëmjen e gjysmëfinale, duke brohoritur për vendin e saj, pavarësisht rezultatit zhgënjyes.
Madje teksa shumë tifozë dëshironin të bënin fotografi me të, në një moment fotografët kapën edhe çastin kur një tifoz i Përfaqësueses së Argjentinës shkoi të bënte fotografi me të.
Pavarësisht se një ditë më parë, ajo ishte shprehur se ekipi i vendit të saj do t’i bombardonte me gola lojtarët e Argjentinës, prapëseprapë fansat argjentinas nuk e zbehën simpatinë ndaj bukuroshes 30-vjeçare.
Ivana përndryshe është bërë një senzacion botëror gjatë këtij turneu të futbollit, duke arritur një shifër ndjekjeje prej 2.6 milionë njerëzve vetëm në rrjetin social Instagram.