SHBA ultimatum të qartë Vuçiç; Kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kundërshtojnë kategorikisht mundësinë e kthimit të forcave serbe në territorin e Kosovës.

Kështu ka thënë Gabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretar në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (RSE), të realizuar në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

I pyetur për një koment në lidhje me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili njoftoi se më 15 dhjetor Beogradi do t’i kërkojë KFOR-it të kthejë forcat në Kosovë, Escobar është përgjigjur:

“Ne e kundërshtojmë kategorikisht, e refuzojmë kategorikisht, nuk e mbështesim fare. Gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë solide të sigurisë nga SHBA-të.

I pyetur se cili do të ishte reagimi i SHBA-së nëse diçka e tillë do të ndodhte, Escobar nënvizoi:

“Së pari, nuk e pres diçka të tillë. Por së dyti, Kosova ka garanci të forta nga SHBA-të e manifestuara përmes pjesëmarrjes në KFOR.”

Gabriel Escobar mbërriti në Kosovë në një kohë të tensioneve në rritje për shkak të bllokadave të përsëritura të organizuara nga anëtarët e këtij komuniteti në rrugët rrugore në veri të vendit, i cili është i populluar kryesisht nga serbët. Bllokada gëzon edhe mbështetjen e “Listës Serbe”, partisë udhëheqëse të serbëve të Kosovës.

Në këtë bisedë, Escobar jep edhe vlerësimin e tij për mosmarrëveshjet e SHBA-ve, si me Prishtinën ashtu edhe me Beogradin, por që në fillim ai nënvizon se qëndrimi i Uashingtonit për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar.

“Ne konsiderojmë se Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë pjesë e komunitetit transatlantik, jo vetëm pjesë e strukturës formale. Por, sido që të jetë, ne ju konsiderojmë si partnerë të rëndësishëm dhe anëtarë produktivë të komunitetit. Sa herë që vij këtu, unë takohem me liderë biznesi, sektorin civil, njerëz me ndikim dhe këtë herë gjithashtu. Dhe ata vërtet e forcuan mendimin tim dhe opinionin e qeverisë sonë se Ballkani Perëndimor për Evropën dhe SHBA-në përfaqëson më shumë një mundësi sesa një rrezik. Dhe ne thjesht duhet ta kthejmë atë aspiratë në realitet”, thotë Escobar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *