Ja pse duhet të fusni para poshtë tapetit natën e ndërrimit të viteve

Për të ndihmuar veten për të arritur qëllimet tuaja ju rekomandojmë të lexoni traditat që shumë kultura të ndryshme i ndjekin.

Mbajini paratë poshtë tapetit

Nëse dëshironi të keni më shumë para vitin që vjen, ndiqni të njëjtën taktikë që populli rumun ndjek. Ata besojnë se nëse i vendosni paratë poshtë tapetit kur ora shkon 12 viti i ri do t’ju sjellë më shumë të ardhura financiare. Për të pasur akoma më shumë fat ju këshillojmë të vishni të brendshme të kuqe ose të thyeni gotat natën e Vitit të Ri.

Mbusheni shtëpinë tuaj me para dhe fruta të rrumbullakëta

Ndërsa në Filipine nuk është e nevojshme t’i drejtoheni detit në vend të saj, ata veshin rroba me pika dhe hedhin aq para sa kanë mundësi në mesnatë. Për t’ju sjellë akoma më shumë fat ata rekomandojnë të hidhni disa monedha nëpër dhomat e shtëpisë kur ora shënon 12. Gjithashtu mbajini dritat ndezuar gjatë natës dhe mbusheni tavolinën e vitit të ri me fruta të rrumbullakta të madhësive të ndryshme.

Hani disa kokrra rrush dhe bëni gati valixhen

Frutat janë protagonistët kryesor në traditat e Amerikës Latine: Në Venezuelë ose Bolivi, njerëzit për të pasur sa më shumë fat hanë ekzaktësisht 12 kokrra rrushi në mesnatë.

Merrni valixhen dhe bëni disa xhiro me të rreth shtëpisë, kjo do ju rrisë mundësitë që të shikoni vende të reja gjatë Vitit të Ri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *