Poem Blu feston ditëlindjen, urimet emocionuese të familjarëve

Poem Vula feston sot 2 vjetorin e saj të lindjes. Në këtë datë të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim i ngrohtë nga Ledri Vula për të voglën e tij.

Reperi ka publikuar një video-kolazh me disa momente të bukura me të bijën, video e cila padyshim i ka emocionuar të gjithë.

Të shumta kanë qenë komentet poshtë këtij postimi, ku sigurisht vëmendjen e tërhoqi ai i Sara Hoxhës. Me komentin e saj, Sara përshkroi reagimin e të gjithëve kur pamë videon e Ledrit dhe Poit.

“Unë nuk po qaj, po ti,”-shkruan blogerja shoqëruar me një emoji me sytë me lot.

Gjithashtu, në këtë ditë të veçantë për familjen Vula, nuk kishte si të mungonte një urim i ngrohtë edhe nga gjyshërit Agron dhe Xheraldina për mbesën e tyre të vetme.

Nëna e Ledrit ka ndarë një video të Poem ku krahas shkruan: “14.12.2020… fryma e bukur e nanit, zemër e dritë të ka nani. U rritsh e shëndetshme me plot dashuni. Të don nani shumë”.

Ndërsa, babai i reperit, ka publikuar një foto ku duke teksa mban Poin në krahë.

“Zemra e Dadës. Të don Dada qum,”-shkruan Vula në mbishkrim.

Ndërsa Sara Hoxha ka publikuar në ‘Instastory’ vetëm një video ku duket vajza e saj teksa fryn qirinjtë e tortës. Në këtë mënyrë konkurrentja e “DWTS” na tregoi edhe si po e festonte Poem ditëlindjen, me të vegjëlit në shtëpinë e saj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *