Nuk ka paqe për Ronaldon, tensioni me super agjentin e tij po rritet…

Ditët kalojnë dhe e ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e pasigurt. Nga 1 janari, portugezi mund të nënshkruajë dhe të luajë për çdo klub, por zgjedhja ende nuk është bërë. Kemi arritur në hapin e fundit të planit të CR7.

Pasi i tha lamtumirë Manchester United dhe u fokusua vetëm në Botërorin e Katarit, ku e mbylli aventurën në lot, luzitani duhet të vendosë se ku mund të luajë në vazhdim.

Megjithatë, pritja dhe pasiguria, nënvizuar nga “AS”, “po gërryejnë marrëdhëniet mes Ronaldos dhe agjentit të tij, Mendes, duke rritur nivelin e tensionit në ditët e fundit”.

Agjenti i fuqishëm nuk ka gjetur një zgjidhje deri më tani për t’i mundësuar pesë herë fituesit të “Topit të Artë” që të luajë sërish në Evropë.

Pista më e nxehtë mbetet ajo që e çon në Arabinë Saudite, tek Al Nassr i Rudi Garcias, klub i cili do t’i ofronte rreth gjysmë miliardë euro deri më 30 qershor 2025.

Megjithatë, sipas “As”, Antero Henrique, kreu aktual i Ligës së Yjeve të Katarit, do t’i dërgonte direkt Ronaldos disa propozime nga klubet e Katarit, duke anashkaluar figurën e Mendes dhe duke rritur tensionin mes agjentit dhe klientit të tij.

Gjithçka është në ekuilibër, koha kalon dhe CR7 tani duhet të vendosë të ardhmen e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *