Bukuria, telefonuesja e përhershme e “Aldo Morning Show” rrëfeu në program historitë e saj me martesën. Ajo tha se provoi dy herë të martohej me shkuesi, ndërsa djalin që donte, familja e saj nuk e aprovonte.
Bukuria thotë se është pro martesave me dashuri dhe madje, në atë kohë, do kishte provuar edhe të arratisej po të mos kishte frikën e familjarëve. Në martesën e dytë me shkuesi, e cila zgjati 40 vjet, u divorcua. Telefonuesja shpërthen në lot dhe për përfundimin e kësaj martese bën fajtorë të afërmit e burrit.
Bukurie: Po tani edhe do përfundoja ashtu por kisha frikë se kisha dy vëllezër të mëdhenj. Familja më kërcënonte gjithmonë, do të të qethim flokët, imagjinoje si ishte në atë kohë. Pu, pu sa kam vuajtur. Kam vuajtur shumë.
Aldo: Bukuri, mos qaj. Nuk i dihet, jeta është e gjatë, ku i dihet, të ka ruajtur Zoti për pleqëri ndonjë gjë më të hajrit. Nuk i dihet Bukri më kupton? Mos qaj, asnjëherë nuk i dihet.
Bukurie: Kam vuajtur shumë. Të ndahesh në këtë moshë dhe e kam të gjithën nga njerëzit e burrit se me atë kam kaluar shumë mirë, nuk them jo, por të ndahesh nga xhelozia e njerëzve të burrit se jam shumë e dashur, e sinqertë, e ndershme e kështu nuk fitova dhe me shkesë.
Aldo: Bukuri, qetësohu se nuk je as e para, as e fundit.
Bukurie: E di, por në këtë moshë, 65 vjeç, të ndahesh nga njerëzit e burrit nuk është e lehtë.