Dosja/ Studenti i juridikut u kthye në vrasësin e parë me pagesë në Shqipëri; nga vrasjet, grabitja e bankës spanjolle deri te “burgosja” e babait të tij

Gjykata italiane ka dënuar në mungesë baronin e drogës Dritan Rexhepin duke dhënë vendimin e formës së prerë 20 vite heqje lirie për trafikun e 6 tonëve kokainë.

Por kush është Dritan Rexhepi?

Priza.al sjell ‘CV-në’ kriminale të Rexhepit edhe pse nuk pritej nga një jurist, pasi Gramoz Dritan Rexhepi kishte mbaruar për juridik. Ai e ka nisur karrierën kriminale me vrasjen e dy policëve dhe vijoi me krime të tjera jashtë kufijve të Shqipërisë. Janë dokumenutar akuza nga shtetet: Itali, Holandë, Belgjikë dhe Spanjë por Gramoz Dritan Rexhepi aktualisht shijon lirinë e tij.

Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu. Fillimisht, ai është arrestuar në vitin 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli. Pas arrestimit është transferuar në Durrës, këtu ndodh edhe arratisje e tij e parë. Rexhepi ka mundur t’u ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t’i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës.

Ai u largua duke përfituar sapo është futur në qeli, ku besohet se dera është lënë hapur nga oficeri Albert Strati. Arratisja ka ndodhur vetëm pak minuta, pasi prokurori Anton Martini dhe oficeri i policisë gjyqësore, Arben Frashëri sapo kishin përfunduar pyetjet e Rexhepit dhe shokut të tij Nadien Zeneli për vrasjen e dy policëve. Ata u larguan drejt Tiranës.

Gjashtë vite pas arratisjes nga komisariati i Durrësit, në vitin 2013, Gramoz Rexhepi, u kap në Itali. Pala shqiptare që ndërkohë po zhvillonte gjyqin në mungesë në Apelin e Krimeve të Rënda kundër Rexhepit për dy vrasjet e policëve, sapo mësoi arrestimin e tij në Itali, menjëherë nëpërmjet një letër porosie të dërguar në Itali, kërkoi njoftimin e këtij personazhi, se në Shqipëri po zhvillohej një proces gjyqësor kundër tij. Por, ka rezultuar se njoftimi i të dënuarit Gramoz Rexhepi, nuk është bërë e mundur nga Autoritetet Italiane, pasi ishte arratisur nga burgu.

Kjo arratisje e Rexhepit nga burgu italian të Voghera, nuk ka qenë e fundit. Drejtësia shqiptare ka kërkuar informacion për Dritan Rexhepin në Zyrën Qendrore Kombëtare të Interpolit dhe prej kësaj zyre u zbulua se pas arratisjes nga burgu në Itali, Rexhepi ishte arrestuar në Spanjë dhe ishte ekstraduar në Belgjikë. Në një tjetër dokument zbulohet edhe arratisja e tretë e Dritan Rexhepit.

“…gjatë vuajtjes së dënimit në Belgjikë, Dritan Rexhepi ishte arratisur nga burgu Merksplas, Belgjikë në drejtim të paditur…”.

Kur ka qenë hera e fundit e qëndrimit në Shqipëri e Dritan Rexhepit?

Nga një dokument të sistemit Tims, zbulohet që pas arratisjes së parë nga Durrësi dhe gjatë kohës së zhvillimit të gjyqit në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda kur ishte në kërkimin ndërkombëtar, Dritan Rexhepi ka qenë në Shqipëri shumë herë të tjera dhe nuk është arrestuar nga askush.

Rexhepi ka dalë nga pika e kalimit kufitar Kakavijë me pasaportën biometrike të falsifikuar me emrin Lulzim Murataj, në datën 28.11.2011 dhe ka disa hyrje dalje nga e njëjta pikë kalimi. Gramoz Rexhepi, rezulton i dënuar me 13 vite burgim për trafik të 278 kg kokainë dhe grup i strukturuar kriminal.

Në vitin 2009 emri i tij rishfaqet nga mediat italiane pasi vlonjati ia del që të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë, në Pavia, bashkë me dy shqiptarë të tjerë. Dritan Rexhepi, Ylli Ndoji dhe Leonard Myrtaj, që të tre të akuzuar për krime të rënda arritën të arratiseshin natën e 11 marsit.

I riu shqiptar kishte rënë në burgun e Italisë për një krim të rëndë të kryer në Venecia. Ndërkohë njëkohësisht kërkohej edhe nga Belgjika dhe Hollanda për trafik ndërkombëtare droge.

Rexhepi zhduket sërish. Në 2011 ai arrestohet për grabitjen e një banke në Barcelonë, në një moment kur në qytet festohej fitorja e Champions League nga ekipi i Barcelonës. Grabitja bëri bujë të madhe dhe policia vendase arriti që të kapte grupin e shqiptarëve mes të cilëve i shumë kërkuari Dritan Rexhepi, por shuma nuk është bërë ende e ditur.

Pas vetëm disa muajsh mungesë, ai shfaqet në Belgjikë, ku u arrestua për t’u çuar në burgun e Antverp, në tetor të vitit 2011. Sipas autoriteteve belge  killer i parë me pages nw Shqipwri, nuk kishte kryer asnjë krim të rëndë dhe do të ekstradohej në Itali, ku dhe prej aty do tw arratisej, duke humbur gjurmët.

Si u zbulua Dritan Rexhepi

Në qershor të 2014, me identitet tjetër, pamje të tjerërsuar Gramoz Rexhepi mbeti për më shumë se një muaj i paidentifikuar teksa qendronte në qeli. Superoperacionin i Policisë në Quito të Ekuadorit, ku edhe u kapën 278 kilogramëve kokainë, prangosi edhe vlonjatin.

Në atë operacion u tha se personat që transportonin lëndën e kushtueshme ishin me kombësi të ndryshme, ku mes tyre kishte edhe vendas. Në mes të arrestuarve rezultonte se ishte edhe babai i Dritanit, P. Rexhepit 71 vjeç. Për të sqaruar gjithçka hyri dhe motra e tij Entela, e cila u shpreh se nuk kishte lidhje babai. Ajo pohon se të atit të saj i kishte humbur pasaporta nga fundi i marsit të atij viti dhe se ai e kishte zëvëndësuar.

Ndërkohë, Dritan Rexhepi qëndronte në burg pa u identifikuar. Ishin gjurmët e gishtave ato që zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari, në atë kohë, nga Vlora. Emri i të cilit ishte i shkruar me gërma të mëdha, si një nga 10 personat më të kërkuar nga Interpoli.

Rikujtojmë rastin kur Jan Prenga u mor peng më 17 janar 2020 në zonën e Kamzës. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe zhvesh. Dyshohet se gjatë dhunës, Prenga u mbeti në dorë pengmarrësve, që vendosën të zhdukin trupin. Edhe pas kërkimeve në zonën e Shijakut, trupi i tij ende nuk është gjetur.

Sipas SPAK, pengmarrja e Jan Prengës u porosit nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçaj për shkak se vëllai i tij Astrit Prenga kishte vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që ju përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se Dritan Rexhepi, në fund të muajit dhjetor 2019 urdhëroi rrëmbimin e viktimës Jani Prenga, me banim në Kamëz, Shqipëri.

Dritan Rexhepi ishte vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri, në vitin 1998. Që prej atij momenti, Rexhepi nuk u ndal dhe vazhdoi rrugën duke u bërë pjesë e kronikës së zezë jo vetëm në vendin tonë por edhe në mediat e huaja si: ekuadoriale, spanjolle, italiane, holandeze./ Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *