Një ngjarje tepër e rëndë është regjistruar në Londër. Një bandë e armatosur me hanxhar dhe thika kanë sulmuar një person. Ngjarja ndodhi në Hyde Park, ndërsa videot tronditëse tregojnë se si kriminelët shkelmojnë dhe godasin viktimën pas një sulmi me hanxhar.
Një video tjetër tregon bandën duke ndjekur burrin fatkeq në park, ndërsa më pas merr goditje dhe goditje në kokë e trup. Në të njëjtën kohë, një grua në panik dëgjohet të bërtasë: “U ther me thikë! Ka një thikë, ka një thikë! Oh Zoti im!”.
Në fund të videos, viktima duket se është shtrirë pa ndjenja në tokë. Ai më pas u dërgua në një spital në Londrën qendrore. Autorët janë shpallur në kërkim. Ky është sulmi i pestë në Londër brenda pak ditësh.
/Marrë nga: Washington Post/ Përshtati: Priza.al/