E frikshme/ Babai lidh djalin 7-vjeçar, e lyen me mjaltë dhe e lë ta sulmojnë bletët

Një djalë 7-vjeçar ka marrë një dënim mizor nga babai i tij. Ai është lidhur, më pas është lyer me mjaltë dhe është sulmuar nga bletët. Fotot tronditëse të publikuara, tregojnë djalin e vogël të quajtur Muhamed, të lidhur me litar. Babai vendosi të dënonte djalin e tij,  pasi një fqinj e akuzoi atë për vjedhje.

34-vjeçari është arrestuar pas ngjarjes së ndodhur në fshatin në rajonin e Shebin El Qanayer, Egjipt. Sipas të dhënave, ai e kishte lënë djalin në çatinë e shtëpisë. Tufa mushkonjash dhe bletësh sulmuan të miturin për shkak të mjaltit që kishte në trup. Nuk dihet ende se për sa kohë djali u la në çati.

A probe has been opened by prosecutors

Sipas mediave lokale, nëna e djalit u tmerrua kur pa djalin e saj të lidhur dhe vendosi të kërkonte ndihmë. Ajo gjithashtu i bëri foto atij, për të pasur prova kundër të atit. Pas lutjes së saj për ndihmë, prokurorët dhe guvernatorët egjiptian të Qalyubia u kontaktuan dhe hapën një hetim. Djali u gjet në gjendje të mjerueshme. Ai u kontrollua nga ekspertë mjekësorë për të parë dëmtimet që ai kishte marrë./Përshtati:Priza.al/Burimi: DailyStar

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *