Gjykata dënon me 15 vite burg, (për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 10 vite, Bijan Pooladrag, ish-anëtar i kampit të muxhahedinëve MEK që dyshohet për sulme terroriste në vendin tonë dhe se ishte rekrutuar nga Garda Revolucionare e Iranit, të cilëve akuzohet se iu ka dhënë informacione për kampin në Manzë.
Ai akuzohet për veprat penale “Vepra me qëllime Terroriste”, “Organizata Terroriste”, “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.
Kujtojmë këtu se Pooladrag është ndaluar nga policia shqiptare pasi dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të përgjuar muxhahedinët në Manzë.