Është shtyrë sërish procesi gjyqësor për çështjen e 21 prillit të vitit 2021, ku Arbër Papleka është i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Shtyrja e seancës ishte për shkak të kërkesës së prokurorisë për të marrë më shumë kohë në dispozicion për dhënien e mendimit lidhur me kërkesat paraprake të avokatëve të të pandehurve.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, më 21 prill 2021, në lagjen “5Maji”, në këtë qytet.
Përplasja mes grupeve ka nisur fillimisht me sharje, pastaj me konflikt fizik, duke përfunduar me përdorimin e armëve, ku u vra Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.