Zymberi: Shumicën e ekceseve e nxitin kryesitë e klubeve

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, Musli Zymberi, është i tronditur nga dhuna në sport, sidomos në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në basketboll, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku tifozët e të dy klubeve shkaktuan dhunë të shfrenuar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

“Në vendet përparimtare, sporti kultivohet me bë miqësi të reja, si duket në Ballkan, më shumë bën armiqësi, se sa miqësi.

Fatkeqësisht! Keqbërësit duhet sanksionuar, pse jo edhe larguar nga palestrat dhe fushat sportive.

Mendoj se shumicën e ekceseve e nxitin kryesitë (shtabet) e klubeve. Uroj që të jem i gabuar në këtë konstatim.

E them nga përvoja ime mbi katër dekada në sport”, ka komentuare Zymberi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *