Dënohet me mbi 2 vite burg kryebashkiaku i Stambollit, kandidati kryesor kundër Erdoganit

Kryebashkiaku i Stambollit në Turqi, Ekrem Imamoğlu, është dënuar me 3 vjet e 7 muaj e 15 ditë burg, pasi akuzohet për fyerje ndaj anëtarëve të YSK.

Ekrem Imamoğlu është përfolur në Turqi si një nga kandidatët potencialë për të garuar për zgjedhjet e ardhshme presidenciale kundër presidentit aktual të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke Ekrem İmamoğlu nuk mori pjesë në seancën gjyqësore, në sallë ndodheshin vetëm dy avokatët mbrojtës të tij dhe shumë deputetë.

Prokurori kërkoi që dënimi të ishte 4 vite e një muaj burg, ndërsa avokatët mbrojtës e quajtën dënimin si vendim politik, pasi Ekrem İmamoğlu në deklaratat e tij i drejtoheshin Süleyman Soylu-s dhe jo anëtarëve të YSK-së.

Ndërkohë gjykata turke duke ju referuar nenit 53 të Kodit Penal të Turqisë, vendosi që t’i ndalojë Süleyman Soylu-s edhe pjesëmarrjen në politikën aktive.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *