Stresi flet për raportin e dikurshëm me Noizy-n: E kam prerë në besë

Stresi është rikthyer te periudha kur nuk fliste me Noizyn dhe marrëdhënia mes tyre nuk ishte e mirë. Gjatë një rrëfimi në ‘Big Brother VIP Kosova’ reperi u shpreh se ‘e ka prerë në besë Noizyn’, duke rrëfyer:

“Unë e kam prerë në besë Noizyn. Kemi qenë në Itali, e kam prerë në besë. Kemi pasur plane për muzikën me Noizyn. Ka luftuar për mua për kontrata. Këto vite karrierë dua të shpërblehemi bashkë. Nuk ka asgjë më të vlefshme se dashuria.”

Gjatë këtyre ditëve Stresi ka folur shpesh për Noizyn. Ai ka deklaruar se nuk janë krenarë për përplasjet e dikurshme dhe se pajtimi i tyre i ka gëzuar të gjithë.

“Po ta takosh nga afër Zinin ke për të ndryshuar 300 për qind mendimin. Na kanë gjykuar shumë në fillimet tona. Ne kemi hyrë për dikë tjetër në sherr. Sherri ka degraduar, edhe ishte koha ‘beef’-a ky tjetri iki unë mbeta në të. Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Hiç, hiç. Atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe unë ju them njerëzve edhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund njerëzit. Të gjithë ata njerëz që janë gëzuar kanë dashur të na pajtojnë më shpejt”– u shpreh reperi.

Rreth një vit më parë Stresi dhe Noizy ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *