Bedri Sadiku – fitues me të gjitha fitore

Organizata Ecowoman dhe mbështetur nga Federata e Shahut e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës

në Sallën e shahut të Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ka përfundua pjesa finale Kampionatit të veteranëve të Prishtinës në shah. Garë kjo që u majt me moton “Vitet janë vetëm numra”. Në pjesën finale morën pjesë 8 shahistë nga 4 qendra sociale për të moshuarit të komunës së Prishtinës. Ata garat i zhvilluan me 7 xhiro sipas sistemit të Bergerit në shahun rapid/ 30 minuta/.

Ashtu edhe siç pritej, vendi i parë i takoi Mjeshtrit Ndërkombëtar, Bedri Sadikut. Ai nga 7 parti të zhvilluara shënoi po aq fitore duke tubuar 7 pikë. Pas tij u reditën, Nagip Kallaba dhe Ukë Lushtaku me 4,5 pikë.

Gjyqtar, Fadil Pireva.

Tre më të dalluarit u nderuan me kupa dhe të holla.

Vendi I: 150

II-120

III-100

Të gjithë pjesëmarrësit e pjesës finale u nderuan me medalje dhe diploma të cilat i ndanë, Adelinë Sahiti, drejtoreshë për Mirëqenje sociale të komunës së Prishtinës dhe Danjella Çoça, menagjere e projektit “Vitet janë vetëm numra”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *