Britani/ 6-vjeçari bëhet viktima e katërt pasi ra në liqenin e ngrirë

Një djalë 6 vjeçar është bërë fëmija i katërt që ka ndërruar jetë pasi ra në një liqen të ngrirë në Solihull të Mbretërisë së Bashkuar të dielën. Vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhej në gjendje kritike për jetën. Sot policia ka konfirmuar vdekjen e tij, raporton Sky News.

Policia e West Midlands theksoi në një deklaratë për shtyp të mërkurën në mbrëmje: “Me pikëllim të thellë duhet të raportojmë këtë pasdite se 6 vjeçari në spital ka humbur luftën për jetën. Ngushëllimet tona më të thella janë me familjet dhe miqtë e të përfshirëve në këtë tragjedi.”

Vdekja e tre fëmijëve të tjerë, 8, 10 dhe 11 vjeç, u njoftua të hënën. Mediat e huaja kanë raportuar se fëmijët po luanin në liqenin e ngrirë ku njëri prej tyre ra në ujë. Ndërsa tre të tjerët u përpoqën ta ndihmonin, të gjithë ranë dhe pavarësisht se u dërguan në spital, nuk mbijetuan dot.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *