Nga Parisi në Katar, Messi dhe Mbappe bëhen rivalë, kush do të triumfojë në finalen e së dielës?

Argjentina dhe Franca do të përballen të dielën në një finale emocionuese të Botërorit të Katarit, që ka dhuruar shumë surpriza dhe të papritura. Takimi spektakolar mes dy ekipeve pritet të jetë një nga më të mirët që janë bërë ndonjëherë.

Kylian Mbappe është në kërkim të Botërorit të tij të dytë, ndërsa Lionel Messi ka pranuar se finalja do të jetë ndeshja e tij e fundit në Kupën e Botës. Por ndërsa ka një diferencë moshe 12-vjeçare mes Messit, 35 vjeç dhe Mbappe, 23 vjeç, nuk ka pasur shumë për t’i ndarë ata në këtë Botëror.

Edhe pse, pavarësisht se ka luajtur 12 ndeshje më pak në Kupën e Botës, Mbappe ka shënuar vetëm dy gola më pak se Messi. Tani shokë të klubit në Paris Saint-Germain, dyshja janë golashënuesit më të mirë në këtë Botëror me pesë gola në gjashtë ndeshje. Rekordi i përgjithshëm i Messit në Kupën e Botës është 11 gola në 25 ndeshje, ndërsa Mbappe ka nëntë gola në vetëm 13 ndeshje.

Kjo përkthehet në një gol çdo 112 minuta, në atë që supozohet të jetë faza më e vështirë nga të gjitha. Messi nga ana tjetër shënon mesatarisht një gol çdo 199 minuta në Kupën e Botës.

Por ndërsa Mbappe ka avantazhin në golat e shënuar, Messi ia kalon rivalit të tij francez kur bëhet fjalë për asistimet. Kapiteni i Argjentinës ka dhënë tetë asiste në karrierën e tij në Kupën e Botës, krahasuar me dy të Mbappes, që të dy kanë ardhur në turneun aktual.

Mbappe ende nuk ka përjetuar zemërthyerje në skenën e Kupës së Botës, ndërsa për Messin ka qenë dështim pas dështimi. Dështimi më i afërt ka qenë humbja e finales së 2014-ës ndaj Gjermanisë.

Nga ana tjetër, Mbappe thuajse nuk e di si ndihet humbja me fanellën e Francës. Në vitin 2018 ai triumfoi me Francën përballë Kroacisë, që Argjentina e eliminoi në gjysmëfinalet e këtij turneu me rezultatin 3-0.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *