Juliana Nura e njohur si Xhuli është bërë pjesë e aventurës së “Big Brother Vip Kosova” ku ka tërhequr jo pak vëmendje.
Ndonëse janë të izoluar nga bota jashtë për më shumë se 100 ditë, banorët kanë disa punë pezull që i presin pasi spektakli të mbarojë.
Kjo e Xhulit është pak më serioze, sepse pas “BBVK” banorja do të përballet me një gjyq në Londër. Këtë e zbuloi vetë Xhuli teksa po bisedonte me Gresa Hotin brenda shtëpisë.
Arsyeja përse do të zhvillohet ky gjyq është një shkelje, më saktësisht tejkalim shpejtësie. Gjatë bisedës së vajzave u zbulua edhe që Nura zotëron disa patenta, pasi kur ka ndërruar emrin ka mbajtur edhe dokumentin që kishte dikur në Finlandë.
Një moment i papritur ka ndodhur më herët mes Stresit dhe Xhuli Nurës. Modelja bukuroshe ka qenë shtrire në divanin e shtëpisë mirëpo Stresi menjëherë e ka parë.
Jo vetëm kaq por ai nxitoi dhe e qëlloi me shuplakë në të pasme. Xhuli u tremb fillimisht e më pas ktheu kokën.
“Më fal motër”, dëgjohej duke thënë Stresi. Tashmë videoja është bërë virale në rrjet.
Kujtojmë që 5 dhjetori ishte edhe data kur startoi “Big Brother Vip Kosova”, pas muajsh lajmërimesh. Reality-show moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa në poltronët e opinionistëve qëndrojnë Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.