Të paktën tre persona kanë humbur jetë pasi një stuhi e fuqishme dëbore pushtoi pjesën lindore të SHBA-ve, duke shkaktuar tornado në qytete të ndryshme.
Një djalë i ri dhe nëna e tij u vranë në Luiziana kur shtëpia e tyre u shkatërrua nga një tornado, raporton BBC.
Stuhia vdekjeprurëse solli gjithashtu kushte të ngjashme me stuhinë në Midwest, me rrugë dhe shkolla të mbyllura në zonat ku trashësia e birës ka shkuar deri në 1.2 metra.
Rreth 3300 fluturime janë vonuar dhe mbi 150 të tjera janë anuluar.
Rreth 500,000 njerëz në katër shtete, Nebraska, Wyoming, Dakota e Jugut dhe Minesota, janë nën paralajmërime për stuhi, me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore që e bëjnë të vështirë udhëtimin.
Stuhi të forta parashikohen përgjatë bregut të Gjirit, duke përfshirë Luiziana, Misisipi, Alabama dhe pjesë të Floridës. Ka gjithashtu paralajmërime për tornado në pjesë të Luizianës dhe Mississippi. Ekipet e shpëtimit kërkuan për orë të tëra për të gjetur nënën dhe djalin, tetë vjeç që vdiqën në një zonë rurale pranë qytetit të Shreveport.
Trupi i pajetë i 8-vjeçarit u gjet në një zonë të pyllëzuar gjysmë milje larg shtëpisë së familjes.
Trupi i nënës, Yoshiko A Smith, 30 vjeç u zbulua rreth një rrugë larg shtëpisë së shkatërruar, nën një grumbull mbeturinash, thanë zyrtarët.
Sherifi Steve Prator tha për televizionin lokal KSLA se babai i kishte raportuar ata të zhdukur.
Një grua 56-vjeçare u gjet gjithashtu e vdekur jashtë shtëpisë së saj në Parish St Charles, sipas një politikani lokal.
Departamenti i Shëndetësisë në Luiziana tha se ajo vdiq pasi një tornado shkatërroi shtëpinë e saj.
Në qytetin e vogël të Farmerville të paktën 25 njerëz u lënduan pas një tornado që goditi, sipas gazetës lokale të lajmeve KNOE .
Të paktën 18 tornado ranë në Teksas, Luiziana, Oklahoma dhe Misisipi të martën, duke plagosur banorë dhe duke shkatërruar shtëpi dhe ndërtesa, ndërsa guvernatori i Luizianës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
j.l./ dita