Messi, dukshëm i turpëruar para gazetares. Dëgjoi nga ajo fjalë që nuk ia kishte thënë ndonjëherë askush (video)

Mbetet vetëm një ndeshje dhe më pas Leo Messi mund të bëjë historinë, duke fituar Kupën e Botës. Për herë të dytë në karrierën e tij të jashtëzakonshme, sulmuesi do të luajë një finale Botërori, pas një ecurie të jashtëzakonshme në Katar, falë 5 golave, 3 asisteve dhe shumë paraqitjeve të shkëlqyera, duke kulmuar me spektaklin në gjysmëfinale ndaj Kroacisë.

E gjithë Argjentina është në këmbët e tij. Një komb i tërë mbështetet te Messi për t’u rikthyer në “çatinë” e botës dhe përjetuar një gëzim që e kanë ëndërruar nga koha e Maradonës. Lidershipi i tij në Katar ishte i dukshëm që në fillim: dominues në fushë dhe shpesh i pakapshëm (pyesni të gjorin Gvardiol), Messi i frikshëm tregoi gjithashtu temperamentin e fortë.

Mendoni vetëm atë që ndodhi pas çerekfinales kundër Holandës, përballjen me Van Gaal dhe stolin holandez, apo shpërthimin  direkt në TV, gjatë intervistës. Po flasim për intervista, të një natyre shumë të ndryshme ato të dhëna nga Leo Messi pas Argjentinë-Kroaci. Kjo vërtetohet edhe në rastin e ndërhyrjes së televizionit publik argjentinas për të intervistuar kapitenin e Albiceleste.

Në një moment gazetarja Sofia Martinez la mënjanë pyetjet e zakonshme, duke e lejuar veten të pushtohej nga emocionet. Fytyra e njohur e televizionit argjentinas u çekuilibrua, siç nuk e kishte bërë askush më pare. Ajo vendosi të përpiqet t’i shpjegojë bashkëbiseduesit se çfarë përfaqëson aktualisht për vendin e tij.

Fjalë të mrekullueshme dhe plot emocione ato të Martinez: “Gjëja e fundit që dua t’ju them nuk është një pyetje. Doja të them vetëm se po vjen finalja e Botërorit dhe me siguri, të gjithë duam ta fitojmë trofeun”.

Një falenderim i vërtetë, me synimin për të qenë zëdhënësi i shumë argjentinasve, që e shohin atë si një idhull të aftë për të lënë gjurmë në jetën e të gjithëve, pavarësisht se çfarë ndodh në finale: “Pavarësisht rezultateve, ka diçka që askush nuk mundet ta largojë. Ky është fakti që je njësh me argjentinasit, me secilin prej tyre. E kam seriozisht, nuk ka djalë që nuk e ka fanellën tënde veshur këto ditë, nuk ka rëndësi nëse është false apo origjinale.

Me të vërtetë, ju keni lënë gjurmë në jetën e të gjithëve. Dhe kjo, për mua, është përtej fitimit të ndonjë Kupe Bote. Askush nuk mund t’jua heqë atë dhe kjo është mirënjohja ime për sasinë e lumturisë që iu sjell kaq shumë njerëzve. Shpresoj seriozisht që t’i mbani këto fjalë në zemrën tuaj, sepse me të vërtetë besoj se është më e rëndësishme se të fitosh një Kupë Bote dhe ju tashmë e keni arritur këtë. Kështu që faleminderit, kapiten!”

Po Messi si reagoi ndaj këtyre fjalëve? Sulmuesi u befasua dhe u tregua dukshëm i turpëruar, pothuajse i prekur. Kampioni, gjithmonë i turpshëm dhe i përulur, u duk i impresionuar nga fjalët e Sofia Martinezit, të cilat ndoshta e shpërblejnë edhe për zhgënjimet në Botërorët e kaluar. Një shtysë shtesë për Leon, që shpreson t’i japë fund aventurës së tij në kombëtare me një triumf në Botëror.

Do të ishte shumë më tepër se një ëndërr për “La Pulce”: “Jam argëtuar vitet e fundit, duke luajtur për kombëtaren. Po kënaqem shumë me gjithçka që po na ndodh. Fitimi i Kupës së Amerikës, kualifikimi në Kupën e Botës me 36 ndeshje radhazi të pamposhtur dhe arritja në finale të Botërorit të Katarit është thjesht e pabesueshme. Shpresoj që njerëzit në Argjentinë të shijojnë atë që po përjetojmë ne. Ata nuk duhet të dyshojnë se ne po japim absolutisht gjithçka”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *