I dyshuari kryesor për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesëve të SHBA, Nancy Pelosi ka dëshmuar para togave të zeza se në listën e emrave që kishte planiifikuar të sulmonte edhe djalin e Joe Biden, Hunter, guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom dhe aktorin Tom Hanks.
I dyshuari për sulmin ndaj Paul Pelosit, DePape po përballet me gjashtë akuza, duke përfshirë tentativë vrasjeje, për incidentin e 28 tetorit. Në fund të seancës gati katër orëshe të së mërkurës, gjykatësi i Gjykatës së Lartë të San Franciskos, Stephen Murphy, vendosi se kishte prova të mjaftueshme që gjyqi të vazhdonte, shkruan BBC.
Oficerët dëshmuan se si iu përgjigjën sulmit ndaj Paul Pelosit në shtëpinë e familjes në qytetin e Kalifornisë. Sipas prokurorëve, i pandehuri kishte planifikuar të mbante peng zonjën Pelosi, por ajo ishte në Uashington DC në atë kohë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në shtëpinë e tyre në San Francisko. Theksojmë sërish se, në momentin e incidentit, Nancy nuk ishte në shtëpi.
David DePape, 42 vjeç është personi që dyshohet se sulmoi bashkëshortin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Pelosi. 82-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
j.l./ dita