Reshjet e shiut, dëmtohet sërish Ura e Zogut, disa rrugë të pakalueshme në Qarkun e Shkodrës

Reshjet e shiut përgjatë orëve të natës kanë shtuar prurjen në lumenjtë Drin dhe Mat duke dëmtuar sërish Urën e Zogut.

Ky monument kulture rrezikon të shembet plotësisht, pasi është dëmtuar e gjithë struktura e tij, përfshirë edhe harqet.

Dëme nga reshjet e shiut ka pasur edhe në Shkodër, ku janë përmbytur 1920 ha tokë.

Në rrugën e Obotit aktualisht nuk kalohet me mjete të ulëta ndërkohë që ujësjellësi Oblika 1 ka dalë jashtë funksionit.

E pakalueshme është edhe rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat ndërsa rruga Theth-Breglumi është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *