Aktori i njohur befason me deklaratën e tij: U trondita kur mësova se nuk isha…

Nicolas Cage ka thënë se  kur ishte fëmijë mendonte se ishte alien.

Në një intervistë për revistën Rampstyle, aktori tregoi se babai i tij e kishte përshkruar dikur si një alien kur ai ishte mjaft i vogël dhe, siç bëjnë shumë fëmijë të vegjël, ai i besonte fjalët e tij.

“Unë u trondita ditën kur shkova në zyrën e mjekut kur isha fëmijë dhe kuptova se kisha organe normale dhe një skelet normal, sepse isha i sigurt se isha nga një planet tjetër.”, tha aktori.

Cage tha se fakti që ishte i çuditshëm e bëri që të dëshironte të bëhej aktor. “Kisha vështirësi të krijoja raporte me njerëzit e tjerë. Kur pashë David Bowie në “Njeriu që ra në tokë” , kuptova se duhej të bëja diçka, kështu që u bëra aktor”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *