Bashkë me të birin dogjën për së gjalli 60-vjeçarin, Marjeta kishte lidhje intime me viktimën

Zonja që shihni në foto është Marjeta Karaj, e cila akuzohet se bashkë me të birin dhe shokun e tij kanë vrarë në mënyrë monstruoze një person në 2017-ën. Bëhet fjalë për Menduh Kurt-Dedën, i cili u dogj me lëndë djegëse në vendin e njohur në “Kodër Shupal”.

Marjeta Karaj është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Po ashtu mësohet se viktima ishte pjesë e kësaj qendre, ndërkohë që burime policore pohojnë se 61-vjeçari kishte lidhje intime me Karajn.

56-vjeçarja, bashkë me të birin, Besmir Karaj, që është në kërkim, dhe shokun e tij Gazmir Ngota, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, Kurt–Dedën, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi 1 milion lekë të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, Ngota dhe Besmir Karaj, e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *